Takimi i Bukureshtit për strategjinë e BE-së për rajonin

  • Zëri Amerikës

Takimi i Bukureshtit për strategjinë e BE-së për rajonin

Delegacione të 22 vendeve, përfshirë 14 nga rajoni i Danubit si dhe Presidenti i Komisionit Evropian, Zhoze Manuel Barroso u mblodhën sot në kryeqtetin rumun Bukuresht për bisedime rreth strategjisë së Bashkimit Evropian për rajonin.

Takimi i nivelit të lartë i Danubit kryesohet këtë vit nga kryeministri i Rumanisë, Emil Boc. Ai filloi në vitin 2008 si një nismë e Austrisë dhe Rumanisë.

Takimi do të përqendrohet te problemet rajonale dhe te synimi i Bashkimit Evropian për të nxitur bashkëpunimin ndër-rajonal mes vendeve që kufizohen me Danubin. Ai synon gjithashtu për të zhvilluar një infrastrukturë trasporti dhe energjie si dhe për të nxitur rritjen ekonomike dhe zhvillimin shoqëror.