Presidenti irakian tregon shenja përmirësimi

Zyrtarët irakianë thonë se presidenti Jalal Talabani po tregon shenja të përmirësimit dhe po iu përgjigjet trajtimeve që po i jepen mbasi u shtrua në spital nga një goditje në tru. Mjekët në Bagdad thonë se ai do të transferohet në Gjermani brenda një dite për kurime të mëtejshme.

Zv/ministri i shëndetësisë tha sot se ekipi mjekësor nga Gjermania dhe Irani ka mbërritur për të ndihmuar në kujdesin e shëndetësor të zotit Talabani.

Presidenti 79 vjeçar u çua në spitalin e Bagdatit të hënën në mbrëmje dhe iu dha mjekim për bllokimin e arterieve. Të martën zyrtarët thanë të martën se ai ishte në një situatë të qëndrueshme shëndetësore.