Shkurtime masive në shëndetësi

Ministria e Shëndetësisë po ndërmerr shkurtime masive në disa spitale të vendit duke i kthyer këto institucione në Qendra Shëndetësore. Mbi 40% e personelit, shumica prej të cilëve me mbi 20 vite punë, u njoftuan sot në spitalin e Tepelenës për t`u larguar nga puna.

Punonjësit e spitalit zhvilluan sot një protestë në këtë qytet duke kërkuar motivet e largimit dhe transparencë mbi kriteret që personeli tjetër mbahej në punë. Disa prej punonjësve u ankuan se reforma në shëndetësi po bëhej mbi kritere partiake.

Drejtuesit e spitalit të Tepelenës thanë se shkurtimet kishin ardhur pas një urdhëri të Ministrisë së Shëndetësisë njoftuar në shtator të këtij viti.Kriteret sipas tyre kanë ndjekur pozicionet e punës ku janë shkurtuar kryesisht infermierë dhe punonjës të administratës .

Shkurtimi i rreth 60 punonjësve në spitalin e Tepelenës me rreth 170 punonjës pason shkurtime në disa spitale të tilla në vend.

Tepelena është nga qytetet më të varfa në Shqipëri me nivelet më të larta të papunësisë.