Tetovë: Përgatitje për seminarin e albanologjisë

Aktiviteti organizohet për shënimin e njëqind vjetorit të pavarësisë të shtetit shqiptar dhe të flamurit kombëtar shqiptar
Universiteti shtetëror i Tetovës po bën përgatitjet për Seminarin e gjashtë ndërkombëtar të Albanologjisë. Drejtuesit e universitetit shpresojnë që t’i sjellin emrat eminentë të studiuesve në seminarin, i cili do të mbështetet me fonde nga ministria e Kulturës së Maqedonisë. Ky aktivitet organizohet në kuadër të manifestimeve për shënimin e njëqind vjetorit të pavarësisë së shtetit shqiptar dhe të flamurit kombëtar shqiptar.


http://www.youtube.com/embed/37rsIZ8LG8c