Thaçi mban fjalimin vjetor në Parlament

  • Leonat Shehu

Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi tha sot se ngaqë Bashkimi Evropian po vonohet në lidhjet me Kosovën dhe rajonin, ideologjitë e tjera po shpejtojnë të zënë hapësirën në rajonin e Ballkanit Perëndimor.

Gjatë fjalimit vjetor në Parlamentin e Kosovës, presidenti Thaçi tha se themelimi i Gjykatës së Posaçme për krime lufte është rrjedhojë e përvojës së keqe me mbrojtjen e dëshmitarëve.

Fjalimi i tij u bojkotua nga opozita, që thotë se zoti Thaçi nuk përfaqëson unitetin e popullit.

Your browser doesn’t support HTML5

Fjalimi i Thaçit në Parlament