Dhjetë speciet më të reja

Ky dinosaur i ri, me nofkën “pula nga ferri”,  ka qënë bashkëkohës i dinosaurit të famshëm T.rex. Tre skelete të pjesshme të ruajtura mirë u zbuluan në Dakotën e Veriut dhe të Jugut në Formacionin Përroi i Djallit.  Dinosauri që duket si zog, ishte 1.5 metra i lartë dhe nga sqepi deri tek bishti kishte gjatësinë prej 3 metra e gjysmë dhe peshonte 300 kilogram.  (Carnegie Museum of Natural History) 

Këto forma karakteristike të parazitit “Balanophora coralliformis” i japin kësaaj specie që gjendet në Filipine një pamje koralore. Paraziti, i cili ushqehet nga bimë të tjera, gjendet vetëm në shpatet jugperëndimore të Malit Mingan. (P.B. Pelser & J.F. Barcelona)

Kjo krijesë e shkathët, “Cebrennus rechenbergi”   përdor elasticitetin për t’i shpërtuar rrezikut në shkretëtirën marokene. Sjellja e merimangës ka frymëzuar ndërtimin e robotëve që ecin apo rrokullisen në të njëjtën mënyrë si kjo specie. (Ingo Rechenbert, Technical University Berlin)

Këto kafshë shumëqelizore, “Dendrogramma enigmatica” dhe “D. Discoides”,  gjenden në fundin  e detit pranë brigjeve juglindore të Australisë. Ato ngjasojnë me fosilet nga koha kur filloi jeta në planetin tonë.  (Jorgen Olsen)

Kjo grerëz kineze, “Deuteragenia ossarium”, e ndërton folenë e saj në bimë. Grerëza grumbullon merimangat e ngordhura në vrima të veçanta për të ushqyer bebet e saj. Ky insekt vë buburreca të ngordhur në hyrje të folesë, duke krijuar një pengesë kimike për të mbrojtur foshnjet e saj. (Michael Staab)

Ndryshe nga bretkosat e tjera, këto specie të reja (mashkull majtas, femër djathtas) nga ishulli Sulawesi në Indonezi, nuk bëjnë vezë apo lindin brektosa.  “Limnonectes lavaepartus” ka fekondues të brendshëm dhe lind fluturza të vogla që depozitohen në moçale. (Jimmy A. McGuire)

Ndërsa shkopi gjigand që ecën, “Phryganistria tamdaoensis”, është i zakonshëm në Tam Dao në Vietnam. Insketi 23 centimetra i gjatë, i kishte shpëtuar vëmendjes së entomologëve deri tani. (Jonathan Brecko)

Banues i ishujve të Japonisë, ky krimb i detit “Phyllodesmium acanthorhinum”, është hallka e humbur mes krimbave të detit që ushqehen në kolonitë e kandilëve të vegjël dhe atyre që ushqehen me korale. (Robert Bolland)

Gjatë festimeve të Krishtlindjes në Meksikë, kjo bimë e re e porsaidentifikuar, “Tillandsia religiosa”, përdoret për thurjet shumëngjyrëshe kishtare. Bima lulëzon nga dhjetori deri në mars. (A. Espejo)

Peshku mashkull që fryhet, “Torquigener albomaculosus”, noton duke u vërtitur në dyshemenë rënore të detit për të krijuar një fole interesante, që përdoret vetëm një herë për të tërhequr peshqit femra. (Yoji Okata)

Rrethi me këto forma të krijuara nga ky peshk mashkull, “Torquigener albomaculosus”, shërben për të minimizuar rrymat e oqeanit në qendrën e folesë për të mbrojtur vezët nga ujërat dhe grabitëqarët. (Yoji Okata)