Trazirat etnike në Shkup

Your browser doesn’t support HTML5

Trazirat etnike ne Shkup

Sot në Shkup u mbajt një protestë e shqiptarëve kundër dhunës që po përjeton një familje shqiptare në lagjen Radishan të Shkupit, të banuar me maqedonas. Sulmues, deri tash të panjohur, në disa raste kanë rrahur anëtarët e familjes Zeqiri, ndërsa vetëm para pak ditësh në shtëpinë e kësaj familjeje u hodh një bombë dore, e cila shkaktoi vetëm dëme materiale. Protestuesit marshuan qetësisht nga sheshi Skenderbe në Shkup deri te selia e qeverisë, me pankarta që shkruanin “Ndal dhunës kundër shqiptarëve” dhe “Drejtësi për shqiptarët”.

Your browser doesn’t support HTML5

Trazirat etnike ne Shkup