Tre të vrarë, 43 të plagosur nga zjarri në një aeroplan rus pasagjerësh

  • Zëri Amerikës

Tre të vrarë, 43 të plagosur nga zjarri në një aeroplan rus pasagjerësh

Tre persona u vranë sot kur një aeroplan rus pasagjerësh u përfshi nga zjarri dhe shpërtheu ndërkohë që përpiqej të ngrihej nga një aeroport në Siberi.

Zyrtarët thanë se zjarri filloi në një nga motorrët e aeroplanit ndërkohë që përgatitej të ngrihej nga aeroporti i qytetit të Surgut.

Shumica e 124 persona në bordin e aeroplanit u evakuuan para shpërthimit, i cili shkatërroi aeroplanin. Zyrtarët thanë se të paktën 43 persona u plagosën në këtë incident.

Aeroplani i tipit TU-154, i cili i përkiste kompanisë rajonale ajrore Kogalymavia Airline, ishte planifikuar të mbulonte itinerarin nga Surgu në Moskë.