Tre persona të dyshuar si anëtarë të Al Kaidës u arrestuan në Norvegji dhe Gjermani, në atë që autoritetet e këtyre vendeve thonë se ishte një komplot terrorist i lidhur me komplote të ngjashme të vitit të kaluar në SHBA dhe Britani.
Dy nga të dyshuarit u arrestuan në Gjermani dhe një tjetër në Norvegji. Ata u ndaluan sot, pasi ishin vëzhguar për më tepër se një vit.
Policia norvegjeze tha se arrestimet u kryen për shkak të lajmeve se hetimet do të publikoheshin në median ndërkombëtare.
Ata nuk thanë se cili vend kishte qenë objektiv i komplotit të zbuluar. Një nga burrat u identifikua si shtetas norvegjes me origjinë ujgure. Të tjerët u tha se ishin njëri uzbek dhe tjetri irakian.
Zyrtarët besojnë se të tre po planifikonin sulme me eksplozivë të vegjël, por të fuqishëm, si ato që u përdorën në sulmin e zbuluar të vitit të kaluar në sistemin e metrosë së New Yorkut. Një komplot i ngjashëm u zbulua edhe në Manchester të Anglisë.