Një jetë e trajtuar si mbeturinë pa vlerë

Një kamion i "Sanitation Salvage", pas shiritit të policisë në Bronx.

Trupi i një të riu ishte në mes të shëtitores Jerome Avenue nën shinat e trenit. Vendi i ngjarjes ishte ndriçuar nga shenja fluoreshente blu me emrin e restorantit "El Caribe", tashmë i mbyllur. Një kamion plehrash, kishte ngelur i kthyer përgjysëm në kryqëzimin e zbrazët të lagjes Bronx.

Sipas dokumentave, personeli i urgjencës mbërriti dhe e shpalli të riun të vdekur në orën 5:08 të mëngjesit, më 7 nëntor 2017.

Ky raportim ështe një bashkëpunim i Zërit të Amerikës me ProPublica, një organizatë e pavarur jo-fitimprurëse lajmesh, e përkushtuar ndaj gazetarisë investigative në interes të publikut.

Edhe policia erdhi. Oficerët e bllokuan vendin me shirit dhe intervistuan shoferin e kamionit dhe ndihmësin e tij, sipas dokmunentave dhe intervistave. Shoferi dhe ndihmësi, sipas raportit të policisë, thanë se i vdekuri ishte një i huaj që ishte hedhur papritur mbi kamion, nga ana e pasagjerit, nuk ishte mbajtur dot dhe u shtyp nga kamioni. Raporti fillestar i policisë, e la të zbrazët vendin ku duhej të ishte emri i tij.

Brenda disa orësh, një gazetar i News12 në Bronx tha se fiqnjët mendonin se viktima ishte "një i pastrehë që ata e kishin parë përreth asaj zone". Pasdite ai po përshkruhej nga Daily News si "një i pastrehë i krisur".

Kamioni i plehrave ishte i kompanisë "Sanitation Salvage", mes më të mëdhave të këtij lloji në qytet. Një menaxher i kompanisë shkoi të merrte kamionin dhe ta çonte në parkimin e kompanisë. Pastaj, sipas punëtorëve të cilëve iu treguan ngjarjet e asaj nate, kamioni u nxorr përsëri në rrugë, pa u prekur me dorë për t'u pastruar.

Hartë e Nju Jorkut dhe pesë lagjeve të tij. Mouctar Diallo jetonte në Bronx.

Tre kilometra larg aksidentit, në një apartament në Bronx, pranë bulevardit Grand Concourse, një nënë priste t'i kthehej i biri. Hadiatou Barry, një imigrante nga Guinea, kishte imigruar në Bronx për një jetë më të mirë. Djali i saj i madh, Mouctar Diallo, 21 vjeç, flinte në dhomën e ndenjies të apartamentit. Ai shpesh punonte natën dhe në agim duhej të ishte në shtëpi duke fjetur. Por shtrati i tij mbeti i zbrazët.

Shumë shpejt, Hadiatou Barry mori lajmin më të keq të mundshëm, një goditje të dyfishtë: dëshpërim dhe poshtërim.

Puna e Mouctar Diallos ishte si ndihmës për kamionët e plehrave të kompanisë "Sanitation Salvage" dhe kamioni me të cilin po punonte atë natë, e kishte vrarë. Pastaj, nëna e tij mori vesh, shoferi dhe ndihmësi kryesor, që e kishin njohur atë për më shumë se një vit dhe e paguanin me para në dorë për punën e tij, kishin mohuar ta njihnin atë. Gjithë qyteti e njihte djalin e saj tani si të pastrehë.

"Ai është biri im dhe unë dua që e vërteta për të dalë në dritë, që të mos i ndodhë dikujt tjetër", tha Hadiatou Barry në një intervistë.

Një fotografi e Mouctar Diallos.

E vërteta e Mouctar Diallos është se autoritetet që hetuan aksidentin nuk e morën vesh që ai ishte punëtor i kamionit për të paktën dy muaj dhe kur e morën vesh, nuk morën asnjë masë ndaj shoferit dhe ndihmësit të tij që e kishin gënjyer policinë. Komisioni i Integritetit të Biznesit, agjencia përgjegjëse për mbikqyrjen e industrisë së mbledhjes së plehrave, lejoi si shoferin, ashtu edhe ndihmësin kryesor të tij që të vazhdonin të punonin. Policia dhe prokurorët e Bronxit e mbyllën hetimin pa ngritur akuza kriminale.

Të premten e kaluar, Sean Spence, shoferi që shtypi Diallon dhe gënjeu për të, vrau një person tjetër 72 vjeçarin Leo Clarke. Policia ka hapur hetim dhe Spence është pezulluar.

Një kamion i kompanisë "Sanitation Salvage", prapa shiritit të policisë në Bronx, më 27 Prill 2018.


Departamenti i Policisë së Nju Jorkut tha se nuk ishte krim t'i gënjeje policisë dhe këmbëngul se bëri një hetim të hollësishëm. Një zëdhënës i polcisë tha se policia nuk kishte autoritet të hetonte operacionet e një kompanie private të plehrave.

Një zëdhënëse e Prokurorisë së Dikstriktit të Bronxit tha se Komisioni i Integritetit të Biznesit nuk kishin paraqitur referim për akuza kriminale tek prokurorët, kështuqë ata nuk kishin arsye të hetonin më tej.

Zëdhënësi i Komisionit tha se ishte njoftuar në janar se kishte mundësi që vdekja implikonbte një nga punonjësit. Fakti që Diallo ishte i vdekuri, ishte një sekret i hapur mes punëtorëve. Zyrtarët e komisionit thanë se më pas ata sfiduan shoferin Spence dhe ndihmësin e tij kryesor, Chris Bourke dhe se të dy ata pranuan se e kishin sajuar historinë e një të panjohuri që ishte përplasur me kamionin.

Komisioni tha se nuk kishte autoritetin ta pezullonte shoferin dhe se Spence ishte pezulluar pas vdekjes së dytë sepse komisioni ia kishte kërkuar një gjë të tillë kompanisë dhe "Sanitation Salvage", ra dakord.

I pyetur se pse komisioni nuk e bëri një kërkesë të tillë menjëherë pasi zbuloi se shoferi që kishte kryer një aksident vdekjeprurës, e kishte gënjyer policinë, një zëdhënës refuzoi të përgjigjej.

Disa përpjeje për të kontaktuar shoferin Spence, nuk dhanë rezultat.

"Sanitation Salvage" nuk iu përgjigj kërkesave të shumta për komente.

Në një intervistë, Bourke, ndihmësi kryesor në kamionin që vrau Diallon, pretendoi se nuk e dinte nga kishte dalë historia e "të pastrehit të krisur".

Edhe sot e kësaj dite, Hadiatou Barry dhe ish kolegë të Mouctarin në "Sanitation Salvage", thonë se nuka janë të sigurt se dinë të vërtetën për mënyrën se si vdiq ai.

Që nga viti 2010, ka pasur 33 vdekje që i janë atribuar kamionëve të plehrave në gjithë qytetin.

Kamionët e "Sanitation Salvage", nuk kanë kaluar inspektimet e sigurisë katër herë më shpesh sesa mesatarja kombëtare. Një hetim i Departamentit të Punës, arriti në përfundimin se kompania nuk kishte paguar qindra-mijëra dollarë në rroga dhe se punonjësit punonin 18 orë në ditë. Shoferët janë aq të lodhur saqë punësojnë ndihmës shtesë, shpesh të rinj nga rruga, për të përfunduar punën e tyre në kohë.

Mouctar Diallo ishte një prej tyre që në "Sanitation Salvage", njihen si "personi i tretë". Nuk dihet se kur Diallo kishte ardhur në Bronx, por ai filloi të punonte për kompaninë në fund të pranverës 2016, sipas intervistave me punëtorët e tjerë. Ai kishte punuar me Sean Spence dhe Chris Bourke për mbi një vit.

Zakonisht "personi i tretë" paguhej jashtë sistemit, nga kompania ose vetë shoferët dhe ndihmësit e tyre. Pagesat joformale, janë tregues sesa e gjatë ishte rruga që duhej të bënin punonjësit. Një turn në një kompani tjetër ka pak a shumë 200 ndalesa. "Sanitation Salvage" ka afro 1 mijë ndalesa, në mos më shumë.

"Personi i tretë" fiton nga 30 deri në 80 dollarë nata, për turne 18-20 orëshe.

Pas një hetimi në vitin 2015, Departmenti i Punës arriti në përfundimin se "Sanitation Salvage", i detyrohej punëtorëve 385 mijë dollarë për orë jashtë orarit për tre vitet e mëparshme. Kur Departamenti vemdosi që të mos ta çojë kompaninë në gjykatë, çështja u mbyll.

Bourke, ndihmësi që e rekrutoi fillimisht Diallon tha se me aq orë të gjata dhe punë intensive "aksidentet do të ndodhin".

"Është nçnjerësore të punosh kështu. Të bëjnë të punosh si skllav", tha ai.

Zëri i Amerikës dhe ProPublica u dërguan "Sanitation Salvage" dhe juristëve të saj një numër pyetjesh të detajuara para disa javësh: Për vdekjen e Diallos, dëshminë e rreme të shoferit dhe ndihmësit të tij, kushtet e punës dhe problemet me Departamentin e Punës. Kompania nuk u përgjigj.

Këtë javë, Komisioni për Integritetin e Biznesit tha se vdekja e dytë dhe informacionet për kushte të rrezikshme pune, ishin bërë shkas për hapjen e një hetimi që mund të sjellë si rezultat, mbyljen e operacioneve të kompanisë ose vendosjen e një autoriteti mbikqyrës.

Megjithayë, një koalicion organizatash për kushtet e punës, rrugë të sigurta dhe të komunitetit të Bronxit, po bëjnë thirrje për pezullimin e menjëhershëm të liçencës së "Sanitation Salvage".

"Ne i marrim këto akuza shumë seriozisht. Nëse rezultatet e hetimit janë të tilla që kërkojnë këto masa ose të tjera,a to do të merren menjëherë".

Georges Leonard Sagno shërbimit Frëngjisht për Afrikën në Zërin e Amerikës, kontribuoi në këtë raportim.