Një i vdekur nga zjarri në kullën Trump në Nju Jork

Zjarri që shpërtheu mbrëmë në kullën Trump në Nju Jork ka lënë të vdekur një burrë dhe ka lënduar katër zjarrfikës.

Zjarri shpërtheu në një apartament të katit të 50, në ndërtesën me 58 kate. Zjarrfikësit u thirrën nga ora 17 mbrëmë, pasi thuajse i gjithë kati i 50 ishte përfshirë nga flakët.

Kulla Trump është banesa private e Presidentit Trump dhe familjes së tij si dhe selia e kompanisë së tij. Në kohën kur ra zjarri asnjë pjesëtar i familjes Trump nuk ishte në ndërtesë

Njësia zjarrfikëse thotë se mobilizoi 200 zjarrfikës dhe se ende nuk dihet se çfarë e shkaktoi zjarrin.

Banori që vdiq nga zjarri nuk është identifikuar.