Shpërthim në Turqi

Turkey map

Sulmues vetëvrasës vendosën një auto-bombë pranë një stacioni policor në Turqinë qendrore, duke vrarë një polic dhe duke plagosur 16 civilë.
Sulmues vetëvrasës vendosën një auto-bombë pranë një stacioni policor në Turqinë qendrore, duke vrarë një polic dhe duke plagosur 16 civilë.

Ministri i brendshëm turk, Idris Naim Sahin, tha se dy të dyshuar kaluan me shpejtësi përmes një postblloku policor dhe aktivizuan bombën pranë stacionit policor në qytetin Pinarbasi.

Të dy sulmuesit u vranë gjatë incidentit. Askush nuk ka marrë përgjegjësinë për sulmin. Por rebelët kurd që kërkojnë pavarësi në jug të Turqisë kanë ndërmarrë sulme të ngjashme në të kaluarën.