Turqia, përsëri thirrje që Siria t’i japë fund shtypjes së protestave

  • Zëri Amerikës

Turqia, përsëri thirrje që Siria t’i japë fund shtypjes së protestave

Turqia dhe fuqitë e tjera botërore kanë bërë përsëri thirrje që Siria t’i japë fund shtypjes së protestave mbi disidentët politikë. Thirrjet vijnë ndërsa aktivistët e të drejtave të njeriut thanë se sulmet e reja të qeverisë sot vranë të paktën 25 persona.

Ministri i Jashtëm turk Ahmet Dautoglu u takua sot në Siri me presidentit Bashar al-Assad për bërë thirrje për përmbajtje. Agjencia shtetëtore siriane e lajmeve SANA tha se zoti Assad theksoi në takim se vendi i tij nuk do të ndalë ndjekjen e atyre që i quajti grupe të armatosura terroriste.

Zyrtarët turq thanë se Ahmed Dautoglu shkoi në Siri për t’i çuar një mesazh të fundit udhëheqjes siriane. Turqia ka thënë se po i humbet durimi me fqinjin e tij.

Po ashtu, Ministri i Jashtëm rus Sergei Lavrov foli sot me telefon me homologun e tij sirian dhe i bëri thirrje të gjenden mënyra për t’i dhënë fund dhunës dhe për zbatimin e reformave politike. Edhe parlamenti i Irakut i bëri thirrje Sirisë t’i japë fund gjakderdhjes.