Zgjedhjet vendore në Tuz të Malësisë

Your browser doesn’t support HTML5

Sot në Malësi mbahen zgjedhjet vendore për komunën e Tuzit, ku në orën 7 të mëngjesit u hapën 30 vendvotime ku mund të votojnë afro 12 mijë qytetarë me të drejtë vote. Komisioni Komunal i Zgjedhjeve, vuri në dukje se procesi zgjedhor po zhvillohet i qetë, pa incidente dhe në mënyrë demokratike.