Udhëheqësit e Komisionit amerikan të Helsinkit shprehin keqardhje për dhunën në Shqipëri

  • Zëri Amerikës

Udhëheqësit e Komisionit amerikan të Helsinkit shprehin keqardhje për dhunën në Shqipëri

Udhëheqësit amerikanë të Komisionit për Sigurimin dhe Bashkëpunimin në Evropë, Komisionit të Helsinkit, shprehën dje keqardhjen e tyre të thellë që demostratat në Tiranë lanë të paktën tre të vrarë dhe dhjetra të plagosur.

Kryetari i komisionit, Senatori Benjamin Kardin tha se plagosjet dhe vrasjet në Tiranë nuk duhet të kishin ndodhur. “Është për të ardhur keq”, theksoi ai, “që disa njerëz zgjodhën taktikat e dhunës në vazhdën e retorikës së acaruar politike. Ata zgjodhën të mospërfillnin thirrjet e bëra nga ambasada amerikane në Tiranë dhe të tjera, për shprehjen paqësore të pikpamjeve politike. Ashtu siç u shpreh me të drejtë ambasada, populli shqiptar merion kushte më të mira”.

Bashkëkryetari i Komisionit amerikan të Helsinkit, kongresisti Ellis Hestings, i cili ka ndjekur zhvillimet në Shqipëri për më shumë se një dekadë dhe ishte atje për të vëzhguar zgjedhjet e 2009-s , tha se “pas kapërcimit të shumë vështirësive, është tepër zhgënjyese që disa njerëz në Shqipëri, për qëllimet e tyre politike, janë të predispozuar të vënë në rrezik aspiratat mëdha të vendit për integrimin evropian dhe të ardhmen e tij të begatë. Vetëm nëse udhëheqësit politikë të pozitës dhe opozitës”, tha më tej zoti Hestings, “mbajnë një qendrim më dinjitoz ndaj njeri tjetrit dhe respektojnë të drejtat e njeriut dhe shtetin ligjoer, atëhere vendi do të ecë me të vërtetë përpara drejt reformave të nevojshme. Ata duhet ta bëjnë këtë duke filluar menjëherë tani”, theksoi kongresisti Hestings.