OKB dialog me të rinjtë shqiptarë

Your browser doesn’t support HTML5

Në Tiranë, OKB bëri të ditur se ka nisur një diskutim të gjerë me të rinjtë shqiptarë mbi problemet që shqetësojnë vendin.
Përfaqësuesja e OKB-së në Shqipëri Zineb Benjollun tha se të rinjtë duhet të shprehin me zë të fortë mendimet e tyre. Sipas saj, me idetë e tyre, po hartohen projektet e dekadës së ardhme.

Your browser doesn’t support HTML5

OKB dialog me të rinjtë shqiptarë

O.K.B. po ndihmojnë Shqipërinë që zëri i qytetarëv të saj për vështirësitë themelore që kalon vendi të dëgjohet më fort. Përfaqësuesja e UN në Shqpëri OKB, Zineb Touimi Benjollun, tha sot se zëri i qytetarëve duhet të forcohet në cështje si parandalimi i konflikteve. Po ashtu ekonomi, energjia dhe mjedisi. Ajo i bëri këto komente në veprimtarinë “Modeli Shqiptar i Kombeve të Bashkuara”, që u zhvillua sot në sallën e parlamentit.

“Në Shqipëri ne po diskutojmë me mijëra banorë, që të shprehin me zë të lartë problemet e tyre, - tha përfaqësuesja e OKB, Zineb Touimi Benjollun. - Të rinjtë kanë ambicje dhe një zë të fuqishëm për të trajtuar çështjet më të rëndësishme të vendit; ata kërkojnë shkollim, mjekim, jetesë më të mirë dhe qeverisje të përgjegjshme”.

Diplomatët amerikanë shprehën po ashtu mbështetjen e tyre për projektet që zhvillojnë rininë shqiptare. Zv.ambasadori i SH.B.A.-ve në Shqipëri, Henri Jardin, tha se shembulli i OKB-së është rruga e duhur që të rinjtë shqiptarë të ndërtojnë mënyrat e duhura në miradministrimin e çështjeve të ndryshme kombëtare.

Reforma arsimore është një nga rrugët kryesore për zhvillimin e të rinjve dhe projekteve të tyre. Ministrja e arsimit, Lindita Nikolla, tha se misioni i shkollës sot është përgatitja me vlerat e botës demokratike, ndaj shkolla duhet të funksionojë si një shoqëri demokratike.

Veprimtaria “Modeli shqiptar i OKB-së mblodhi të rinj nga Shqipëria dhe rajoni dhe u mbështet nga Parlamenti, OKB, ministria e arsimit, USAID, Korpusi i Paqes, AADF - Fondacioni Shqiptaro - Amerikan i Zhvillimit.

Zyrtarë të OKB pohuan se ipas saj, dialogu i UN me të rinjtë po i jep frytet e veta dhe po ndikon për hartimin e projekteve në 15 vitet e ardhshme kundër varfërisë dhe urisë, të cilat do të zbatohen në çdo vend, duke përfshirë institucionet dhe komunitetet.