Irak, kryengritësit përparojnë drejt Bagdatit

Kryengritësit islamikë përparuan drejt Bagdatit pasi morën kontrollin e një territori më të gjerë vetëm 90 kilometra në veri të kryeqytetit irakian.

Në sulme të shpejta, luftëtarët nga Shteti Islamik Musliman Suni i Irakut dhe Levantit kanë marrë nën kontroll pjesën më të madhe të veriut të vendit. New sulmin më të fundit ata morën qytetin Dhuluiyah.

Një zëdhënës i rebelëve që kërkojnë vendosjen e një qeverie islamike, u zotua të vazhdojnë marshimin drejt Bagdatit dhe Kerbalës. Ky është qyteti në jugperëndim të Bagdatit dhe një nga vendet më të shenjta për muslimanët shiitë.

Ndërkohë, luftëtarët Peshmerga, forcat e sigurisë në në rajonin autonom kurd në veri, morën nën kontroll një bazë ajrore dhe objekte të tjera ushtarake të braktisura nga forcat qeveritare në qytetin e Kirkukut të pasur me naftë.

Presidenti Barak Obama, i cili i dha fund në vitin 2011 luftës amerikane në Irak, tha se Iraku do të ketë nevojë për ndihma të tjera amerikane dhe nuk duhet përjashtuar asnjë alternativë.