Kosovë: Sindikata paralajmëron grevë

  • Leonat Shehu

Your browser doesn’t support HTML5

Përfaqësuesit e Sindikatës së Bashkuar të Arsimit, Shkencës dhe Kulturës në Kosovë paralajmëruan sot nisjen e masave sindikale deri te përmbushja e detyrimeve që dalin nga marrëveshja për kontratën e përgjithshme kolektive. Me këtë kontratë që ka hyrë në fuqi që nga një janari i këtij viti, sipas sindikalistëve nuk janë përmbushur edhe katër pika kryesore që kanë të bëjnë me përmirësimin e kushteve për mësimdhënësit. Zyrtarët e qeverisë thonë se janë të përkushtuar që të zbatojnë kontratën kolektive, ndërsa kanë kërkuar rishqyrtim e saj, pasi që sipas tyre nuk është e bashkërenduar me ligjin e punës, dhe si e tillë po u shkakton probleme bizneseve.

Your browser doesn’t support HTML5

Kosovë: Sindikata paralajmëron grevë