Nëntë veta i vranë dhe të 16 të tjerë u plagosën të dielën në orët e hershme të mëngjesit në Dayton të Ohios, Ky ishte incidenti i dytë më të shtëna në masë në më pak se 24 orë në Shtetet e Bashkuara.
Policia e Daytonit tha se sulmuesi, identiteti i të cilit nuk është bërë i ditur, ka vdekur. Policia tha se është duke u mbështetur nga FBI-ja në hetimin e këtij rasti.
Policia tha se nuk dihen motivet e incidentit dhe hetuesit besojnë se sulmuesi veproi i vetëm.
Të shtënat filluan rreth orës 1 pas mesnatës në Qarkun Oregon, një lagje historike e njohur për klubet e natës, baret, galeritë e arteve dhe dyqanet në qytetin e Daytonit, në shtetin Ohio.
Sulmi ndodhi pas orë pas atij të së shtunës në Walmart në El Paso të Teksasit që la pas vetes 20 të vrarë dhe 26 të plagosur.