Departamenti amerikan i Drejtësisë ngriti të premten akuza ndaj Steve Bannon, një aleat i vjetër i ish presidentit amerikan, Donald Trump, për shpërfillje të Kongresit, pasi ai sfidoi një fletëthirrje të Komisionit të Dhomës së Përfaqësuesve, që po heton trazirat e 6 janarit në Kapitol.
Departamenti i Drejtësisë tha se Steve Bannon, 67 vjeç, akuzohet për refuzimin e paraqitjes për deponim dhe për refuzimin e dhënies së dokumenteve në përgjigje të fletëthirrjes së komisionit. Nuk ishte menjëherë e qartë se kur do të mund të dilte para gjykatës.
Stephen K. Bannon Indicted for Contempt of CongressTwo Charges Filed for Failing to Honor House Subpoena From Select Committee Investigating Jan. 6 Capitol Breachhttps://t.co/4SxgGiuLNx
— Justice Department (@TheJusticeDept) November 12, 2021
Aktakuza u ngrit pak pasi ish shefi i Kabinetit të Shtëpisë së Bardhë, Mark Meadows, kundërshtoi të premten një fletëthirrje të ngjashme nga komisioni. Kryetari i komisionit, ligjvënësi Mississippi, Bennie Thompson, tha se ai do të rekomandojë akuza për shpërfillje kundër zotit Meadosws javën e ardhshme.
Prokurori i Përgjithshëm, Merrick Garland, tha se akuza kundër zotit Bannon pasqyron "përkushtimin e palëkundur" të Departamentit të Drejtësisë për të siguruar që departamenti t'i përmbahet sundimit të ligjit.
Avokati i zotit Bannon nuk iu përgjigj menjëherë një mesazhi që kërkonte koment prej tij.
Lexoni edhe këtë Presidenti Trump fali dhjetëra persona në ditën e fundit në detyrëKjo nuk është hera e parë që Steve Bannon përballet me ligjin. Në muajin gusht të vitit të kaluar, ai u arrestua nën akuzat se së bashku me tre bashkëpunëtorët e tij grabitën donatorët, duke u përpjekur të financonin një mur në kufirin jugor. Ish presidenti Trump më vonë e fali zotin Bannon në orët e fundit të presidencës së tij.