Raund i dytë bisedimesh tregëtare SHBA-Kinë në Uashington

Grupe negociatorësh nga Kina dhe Shtetet e Bashkuara do të takohen të mërkurën në Uashington për të nisur një raund të dytë bisedimesh që synon zgjidhjen e mosmarrëveshjeve tregtare mes dy superfuqive ekonomike.

Zëvendës kryeministri kinez Liu He dhe përfaqësuesi amerikan për Tregtinë Robert Lighthizer do të udhëheqin delegacionet përkatëse për dy ditë bisedime rreth pakënaqësive të hershme të Uashingtonit se Pekini i detyron kompanitë amerikane të transferojnë të dhëna rreth teknologjisë tek firmat kineze si dhe për kufizim të qasjes në tregun e madh kinez.

Por padia që ngritën të hënën prokurorët amerikanë ndaj Meng Wanzhou-t, zyrtares kryesore për financat të gjigantit kinez të telekomit “Huawei”, ka rrezikon raundin e ri të bisedimeve. Sipas aktakuzës zonja Meng, gjigandi kinez i telekomit dhe kompani të tjera bashkëpunëtore të saj, kanë komplotuar duke shkelur sanksionet e Shteteve të Bashkuara kundër Iranit si dhe kanë mashtruar institucionet financiare e qeverinë amerikane lidhur me aktivitetet e tyre. Arrestimi i zonjës Meng më 1 dhjetor në Vankuver të Kanadasë me qëllim ekstradimin drejt shteteve të Bashkuara, ka shkaktuar zemërimin e Kinës.