Vazhdojnë hetimet dhe reagimet për vrasjen në Mitrovicë

  • Leonat Shehu

Vazhdojnë hetimet dhe reagimet për vrasjen në Mitrovicë

Në Kosovë, policia tha se ende nuk dihen hollësi të incidentit të mbrëmshëm në veriun e Mitrovicës, ku humbi jetën një dhe u plagosën dy pjesëtarë të komunitetit serb. Incidenti ka nxitur reagime të shumta, ndërsa autoritetet vendase e ndërkombëtare krahas dënimit të incidentit, po bëjnë thirrje për ruajtjen e qetësisë dhe shmangien e veprimeve që mund të shtojnë tensionet edhe ashtu të larta në atë pjesë të Kosovës.