Vazhdojnë incidentet në Maqedoni pavarësisht ndalimeve të disa autorëve

  • Isak Ramadani

http://www.youtube.com/embed/rZOEEGR2s70?feature=player_embedded

Në Shkup njoftohet për incidente të reja, pavarësisht ndalimeve nga ana e policisë të disa autorëve të incidenteve që po shtojnë shqetësime për marrëdhëniet ndëretnike në vend. Autoritetet thonë se e kanë ndriçuar tërësisht rastin e sulmit kundër pesëmbëdhjetë nxënësve shqiptarë, por vetëm dy autorëve u është caktuar masa e paraburgimit.