Vazhdojnë reagimet rreth marrëveshjes në bisedimet Prishtinë-Beograd

  • Leonat Shehu
    Prishtinë

Vazhdojnë reagimet rreth marrëveshjes në bisedimet Prishtinë-Beograd

Në Kosovë kanë vazhduar reagimet rreth marrëveshjes së arritur në bisedimet e ndërmjetësuara nga Bashkimi Evropian, me të cilën Serbia njohu vulat doganore të Kosovës.

Përfaqësuesit e serbëve në veriun e Kosovës kanë kërkuar shkarkimin e shefit të delegacionit të Serbisë Borisllav Stefanoviç, duke e akuzuar atë për njohje të kufirit ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Në Prishtinë, lëvizja Vetëvendosje e cilëson si vulosje të zmbrapsjes nga veriu i Kosovës.