Vazhdon dhuna në Siri, shtohet numri i të vrarëve

  • Zëri Amerikës

Qeveria dhe aktivistët e opozitës në Siri po shkëmbejnë akuza për nxitje dhune, ndërkohë që vëzhguesit e Kombeve të Bashkuara janë shpërndarë në pika të ndryshme të vendit për të analizuar zbatimin e armpushimit.

Aktivistët thonë se 10 vetë gjetën vdekjen sot në rajonet përreth Damaskut. Ata paralajmëruan gjithashtu për luftime në rajonin Latakia përgjatë bregdetit të Detit Mesdhe, por nuk ka pasur njoftime për viktima.

Agjencia shtetërore e lajmeve SANA thotë se një njësi ushtarake ishte përleshur me një grup terrorist që po përpiqej të futej në vend përmes kufirit turk. Në zhvillime të tjera, kjo agjenci njofton se janë sulmuar dhe vrarë 3 policë në rajonin Alepo. Agjencia SANA fajëson elementë terroristë për sulmin.