Në veri të Shqipërisë vazhdojnë problemet nga rreshjet e dëborës

  • Pëllumb Sulo

Në veri të Shqipërisë vazhdojnë problemet nga rreshjet e dëborës

Në zonën veriore të Shqipërisë, vazhdojnë edhe sot të bien rreshje të mëdha debore, që kanë vështirësuar kalimin nëpër rrugët kombëtare, si dhe kanë izoluar pjesën më të madhe të komunave malore. Ndërkohë, në komunat e thella malore janë shfaqur edhe emergjencat e para shendetësore, për të cilat janë vënë në gatishmëri strukturat shëndetësore dhe mjetet e forcave policore të ndërhyrjes së shpejtë.