Heqja e vizave lehtëson vizitat e prindërve tek fëmijët emigrantë

  • Raimond Kola

Heqja e vizave lehtëson vizitat e prindërve tek fëmijët emigrantë

Lëvizja pa viza ka sjellë bashkimin për festat e fundvitit të disa mijëra familjeve shqiptare. Emigrantët që kthehen nga Greqia thonë se prej vitesh e kishin të pamundur t'i merrnin familjarët e tyre për shkak të pamundësisë së marrjes së vizave.

Në kufi dhjetëra djem dhe vajza të reja udhëtojnë me prindërit e tyre për në Greqi, për të kalur së bashku Vitin e Ri, duke vlerësuar se ky është edhe hapi i parë i lëvizjes së lirë në kufi.

Këtë vit, ndryshe nga çdo vit tjetër ndërsa Shqipëria përballon kthimin e emigrantëve për festat e fundvitit përcjell edhe disa mijëra qytetarë shqiptarë kryesisht drejt vendeve fqinje. Ritmi i daljes mbetet i lartë.

Janë kryesisht familje të emigrantëve shqiptarë që bashkohen pas gati 20 vitesh për të kaluar së bashku në Greqi vitin e ri. Ndërsa autoritetet greke në kufi ndjekin praktika strikte kontrolli për të rinjtë , sidomos në plotësimin e një serie dokumetesh, për moshat e thyera niveli i kërkesës është më i butë.

Dhjetëra djem dhe vajza mbërrijnë çdo ditë në kufi për të marrë prindërit dhe të afërmit e tyre e për tu rikthyer për festat në Greqi. Shaban Coktani nga Gjirokastra thotë se lëvijza pa viza e lehtëson këtë vajte – ardhje të shqiptarëve. Edhe Dritani udhëton me nënën për në Greqi. Ai ka një pasaportë biometrike dhe dokumentet që i ka përgatitur i biri. “Lëvizja e lirë tani duket se është e mirë për pleqtë dhe për ata që kanë një hall shëndetësor apo familjar".

Por Pëllumbi thotë se udhëton me lejen e qëndrimit në Greqi. Ai është skeptik për një udhëtim të lirshëm për shkak të morisë së dokumenteve që kërkojnë zyrtarët grekë të kufirit.

Edhe Gazmend Grëmi është i lumtur që do t`u tergojë prindërve për herë të parë vendin ku jeton dhe punon në Greqi . Ai hyn në Kakavijë për të udhëtuar drejt Fierit ku do të marrë prindërit rit dhe do të rikthehet në Greqi. Do të kalojmë patjetër mirë edhe Vitin e Ri , do të jetë ndryshe nga vitet e tjerë dhe jam i bindur që prindërit do të kënaqen “ , thotë ai.

Në fakt, ajo që duket në pikat e kalimit kufitar është prirja e moshave të thyera për të udhëtuar jashtë vendit për herë të parë pa viza. ...Ndoshta në kërkim të këtyre viteve të humbura kur jetonin larg djemvee dhe vajzave emigrantë.