Vizitojnë Shkodrën pjesëmarrësit në konferencën ”Feja si një instrument për paqen”

  • Pëllumb Sulo

Your browser doesn’t support HTML5

Shkodër, konferenca ”Feja si një instrument për paqen”

Në ditën e dytë të Konferencës “Feja si një instrument për paqen”, organizuar nga Presidenti i Shqipërisë në bashkëpunim me Departamentin e Shtetit të SHBA, pjesëmarrësit nga Ballkani Perëndimor, Bashkimi Evropian dhe Shtetet e Bashkuara vizituan institucionet fetare në qytetin e Shkodrës, ku u njohën me përpjekjet e krerëve të besimeve fetare për harmoninë ndërfetare dhe promovimin e lirisë së fesë dhe besimit.