Në Shqipëri kryetari socialit Edi Rama tha sot se ai mbetet i hapur për dialog për gjetjen e një zgjidhjeje rreth situatës së krijuar, duke këmbëngulur se e vetmja zgjidhje është ajo e transparencës. Zoti Rama i bëri këto komente ndërsa vizitoi në spital grevistët që u larguan për trajtim shëndetësor. Sot katër persona u dërguan në spital ndërsa mjekët parlajmërojnë një situatë që sa vjen e rëndohet.