Wikileaks thotë se nuk do të trembet nga zyrtarët amerikanë

  • Zëri Amerikës

Wikileaks thotë se nuk do të trembet nga zyrtarët amerikanë

Themeluesi i faqes së internetit Wikileaks thotë se grupi i tij nuk do të trembet nga zyrtarët amerikanë, por faqja e tij në internet nuk do të zbulojë emrat e "palëve të pafajshme" përpara se të publikojë më shumë dokumenta sekrete nga Afganistani.

Xhulian Asanzhe i Wikileaks u tha gazetarëve sot në Suedi se ai nuk po e bën këtë si kundërpërgjigje ndaj Pentagonit ose grupeve të tjera. Assange tha se Wikileaks do të publikojë dhe 15 mijë dokumenta të tjera sekrete në Internet nga fundi i këtij muaji.

Të gjitha dokumentat janë parë " fjalë për fjalë" sipas tij, dhe ai shtoi se emrat "e palëve të pafajshme të cilët janë nën kërcënim" nuk do të zbulohen.

Zyrtarë ushtarakë amerikanë e denoncuan publikimin e më shumë se 70 mijë dokumentave të klasifikuar si dokumente sekrete nën titullin "Afghan War Diary" në faqen Wikileaks, dhe thanë gjithashtu se jeta e të gjithë atyre që u janë publikuar emrat në këtë faqe, tani është në rrezik.