SHBA: Propozim për projektligj në favor të viktimave të dhunës seksuale

Ligjvënësit demokratë të shtetit Wisconsin pritet të prezantojnë një projektligj që eliminon kufizimet në rastin e padive ndaj klerit për sulme seksuale ndaj fëmijëve.

Sipas ligjit aktual të Wisconsinit, fëmijët që janë sulmuar seksualisht kanë mundësi deri në moshën 35 vjeçare që të ngrejnë një padi civile. Projektligji i propozuar e heq këtë kufizim.

Ligji aktual i lejon përfaqësuesit e klerit që t’i mbajnë sekrete informacionet që mësojnë lidhur me pretendime për sulme seksuale ndaj fëmijëve gjatë bisedave konfidenciale. Projektligji i demokratëve i detyron ata që t’i raportojnë këto raste.

Ndihmësit e drejtuesve republikanë nuk kanë bërë ende komente rreth së ardhmes së këtij projekligji. Por duket se ai ka pak shanse të miratohet nisur nga fakti që republikanët kontrollojnë institucionin ligjvënës në rang shteti.