Pukë, varfëri e përhapur mes grave

  • Pëllumb Sulo

Papunësia mes grave dhe vajzave vazhdon të jetë mjaft e lartë në bashkitë e vogla në veri të Shqipërisë. Në pjesën më të madhe prej tyre, prej 25 vitesh nuk ka investime të rëndësishme ne sektorin e prodhimit, ndërkohë që janë shkurtuar vendet e punës edhe në sektorin publik. E vetmja fabrike e re, në këtë zonë, është ajo e prodhimit të këpuceve për eksport në qytetin e Pukës, degë e kompanisë “Bertoni”, e cila ditët e fundit dyfishoi numrin e punëtoreve.

Your browser doesn’t support HTML5

Pukë, varfëria mes grave