Xhensila Velencia, një shqiptaro-amerikane në biznesin e kartolinave

  • Rudina Dervishi

Your browser doesn’t support HTML5

Është pragu i Krishlindjeve dhe shumë nga ju po bëni pazaret e fundit të dhuratave. Një shqiptaro-amerikane që ka ardhur në Shtetet e Bashkuara në moshën 5 vjeçare, ka nisur biznesin e saj me dhuratën më pak të kushtueshme por më domethënësen – kartolinën. Pasi mbaroi shkollën e lartë për shkenca politike, Xhensila Velencia kuptoi se nuk i pëlqente një punë e rëndomtë zyre që të mban mbërthyer në karrige për 8 orë dhe investoi në pasionin e saj të krijimit të kartolinave për të përçuar mesazhe që e marrin temën nga politika apo nga jeta e përditshme. Kompania e saj e vogël Card Bureau shit produkte në 30 dyqane këtu në Uashington dhe në 13 shtete amerikane.

Your browser doesn’t support HTML5

Xhensila Velencia mbi biznesin e saj të kartolinave në SHBA