Zgjedhje shtetërore në Berlin të Gjermanisë

  • Zëri Amerikës

Zgjedhje shtetërore në Berlin të Gjermanisë

Votuesit në kryeqytetin gjerman të Berlinit votuan sot në zgjedhjet shtetërore që thelluan humbjen e konservatorëve të kancelares Angela Merkel.

Anketat e opinionit tregonin se kryetari aktual i bashkisë Klaus Voveret pritej të fitonte me lehtësi një mandat të tretë me kristian-demokratët e zonjës Merkel, që rradhiten në vendin e dytë apo të tretë.

Zonja Merkel është në mes të mandatit katër vjeçar dhe zbrapsjet elektorale mund të dobësojnë pozitën e saj para një votimi të rëndësishëm në parlament mbi masat e eurozonës në fund të këtij muaji.