Qarku i Shkodrës, më i prekuri nga zjarret

  • Pëllumb Sulo
Qarku i Shkodrës vazhdon të jetë zona më e prekur nga zjarret në pyjet e Shqipërisë. Sot, në këtë qark janë aktive 10 vatra zjarri, nga 30 të tilla që gjenden në të gjithë territorin e vendit.

Autoritetet vendore të Qarkut të Shkodrës i kërkuan sot Emergjencave Civile mbështetje të menjëherëshme nga ajri për shuarjen e zjarreve që, në pyjet e rrethit të Pukës, tashmë kanë dalë jashtë kontrollit.

http://www.youtube.com/embed/9JYrgrlIzSU