Sekretarja amerikane e Shtetit Hillary Clinton do të vizitojë Meksikën për të diskutuar një sërë çështjesh bilaterale me homologen e saj.
Departamenti i Shteti tha se zonja Klinton do të takohet sot me zonjën Patricia Espinoza në qytetin Guanahuato.
Bisedimet pritet të mbulojnë bashkëpunimin në luftën ndaj krimit, forcimin e konkurrencës në të dyja ekonomitë dhe modernizimin e kufijëve të përbashkët.
Shefet e diplomacisë pritet gjithashtu të diskutojnë ndryshimet klimatike. Vizita zhvillohet ndërsa dhuna e bandave të drogës vazhdon në Meksikë, përfshirë zona përgjatë kufirin me Shtetet e Bashkuara.