Qeveria e Kryeministrit, Hristijan Mickovski pretendon se me largimin e prokurorëve dhe gjykatësve “të korruptuar” do të bëjë reforma në sistemin gjyqësor dhe luftën kundër korrupsionit e filloi me anëtarët e Këshillit Gjyqsor, një organ që emëron dhe shkarkon gjykatësit në të gjitha nivelet.
Qeveria nuk mund ta shkarkojë kryeprokurorin, por i kërkon Këshillit Republikan të Prokurorëve ta bëjë këtë.
Opozita nuk ka reaguar së fundmi mbi këtë çështje, por më parë Lidhja Social Demokrate dhe Bashkimi Demokratik për Integrim i kanë cilësuar deklaratat e VMRO-së, si përpjekje për ndërhyrje në gjyqësor dhe frikësimin e gjykatësve.
Autoritetet shëndetësore japin shifra alarmante për numrin e vdekjeve që janë pasojë direkte e ndotjes së ajrit dhe kjo shifër shkon në tre mijë, brenda vitit.
Katër të akuzuarit, zyrtarë të lartë të kohës së VMRO-DPMNE-së akuzoheshin se më 27 prill të vitit 2017 organizuan hyrjen e grupeve në parlament dhe se angazhuan persona për të ushtruar dhunë
Parlamenti me shumicë prej 61 votash e shkarkoi ligjvënësen Ilire Dauti nga pozita e drejtueses së Komisionit parlamentar për Çështje sociale, demografi dhe të rinj
Vendimi vjen ndërsa ish-zëvendëskryeministri Artan Grubi është shpallur në kërkim ndërkombëtar nën dyshimet për mashtrim me Lotarinë Shtetërore, që sipas prokurorisë ka shkaktuar një dëm prej 8.2 milionë eurosh.
Zoti Merko është i detyruar të paraqitet një herë në javë në Gjykatë. Pokuroria tha se kërkoi këtë masë për shkak të rrezikut të arratisjes.
Autoritetet në Shkup thonë se ish-zëvendëskryeministri ndodhet në Kosovë, ku u arratis të dielën, ndërsa ish-drejtori Bajrami është strehuar po në Kosovë disa muaj më parë, sipas policisë.
Burime policore në Shkup thonë se zoti Grubi pak para bastisjes në banesën e tij të dielën është larguar në drejtim të Kosovës, duke shfrytëzuar një biznesmen dhe konsull nderi të Maqedonisë së Veriut në Kosovë për ta kaluar kufirin e vendit fqinj me një automjet me targa diplomatike.
Autoritetet thanë se gjatë kontrolleve ishin gjetur materiale të shkruara në gjuhën arabe dhe shqipe, që lë të kuptohet se bëhej fjalë për pjesëtarë të komunitetit shqiptar.
Aksioni, sipas burimeve policore ka të bëjë me prokurimet e "Lotarisë Shtetërore" në kohën kur zoti Grubi mbante postin e lartë qeveritar dhe drejtor i Lotarisë ishte Përparim Bajrami, që mendohet të ketë qenë njeri i afërt i ish-zëvendëskryeministrit.
Ish-zëvendëskryeministri Grubi tha se po tërhiqet nga jeta publike. SHBA e shpalli këtë javë atë dhe gjykatësin Enver Bexheti si persona të padëshiruar për përfshirje në korrupsion
Kreu i Gjykatës Kushtetuese tha se deri në pranverën e vitit të ardhshëm gjykata do të marrë një vendim. Çështja ka nxitur pakënaqësi të madhe tek shqiptarët, por dhe përplasje në mes partive opozitare dhe atyre të pushtetit.
Të arrestuarit dyshohen për shpërdorimin e fondeve publike në vlerën prej prej 6.5 milionë dollarë.
Ambasadorja amerikane në Shkup, Angela Aggeler duke folur në një konferencë shtypi bëri të ditur se po shqyrtohet mundësia për masa shtesë sanksionuese nga Uashingtoni
Intelektualë shqiptarë i bëjnë thirrje gjykatës që t’u shmanghet vendimeve të njëanshme dhe të ndikuara nga politika
Zoti Kasanof tha në Shkup se SHBA-të do të qëndrojnë përkrah Maqedonisë së Veriut, “siç kanë bërë që nga pavarësia, për të ndihmuar në arritjen e synimeve për një demokraci përparimtare, të sigurtë dhe të integruar plotësisht në Bashkimin Evropian
Incidenti ndodhi në lagjen Bit Pazar të komunës së Çairit në Shkup, gjatë kremtimeve me rastin e 112 vjetorit të pavarësisë së Shqipërisë, që shqiptarët e kremtojnë edhe si festën e Flamurit Kombëtar
Kjo ditë shënohet në një kohë kur janë shtuar shqetësimet e një pjese të shqiptarëve të Maqedonisë së Veriut për cënimin e mundshëm të përdorimit të gjuhës shqipe, shkaktuar nga një nismë e Gjykatës Kushtetuese të vendit.
Ngarko më shumë