Vizita vjen pasi zyrtarët e lartë amerikanë përsëritën paralajmërimet ndaj Kinës kundër ofrimit të ndihmës ushtarake për Moskën në sulmin që ka ndërmarrë ndaj Ukrainës, duke thënë se kjo do të sillte pasoja të rënda.
Kreu i grupit mercenar të Rusisë Wagner tha të enjten se mund të duhen muaj për të pushtuar qytetin urkainas të Bakhmutit dhe kritikoi "burokracinë monstruoze" të Moskës për ngadalësimin e përparimit ushtarak.
Izraeli njoftoi se do të legalizonte nëntë vendbanime në Bregun Perëndimor dhe do të ndërtojë mijëra njësi të tjera.
"Jo", tha Presidenti Biden kur u pyet nga gazetarët në Shtëpinë e Bardhë nëse ai është në favor të dërgimit të avionëve, të cilët udhëheqësit e Ukrainës kanë thënë se janë në krye të listës së tyre të fundit me kërkesat për armë.
Miliarderi dhe ish-kryeministri Andrej Babis dhe gjenerali në pension i NATO-s Petr Pavel kryesuan raundin e parë të zgjedhjeve presidenciale në Çeki të shtunën
Ukraina dhe Bashkimi Evropian do të mbajnë një takim në Kiev më 3 shkurt për të diskutuar mbështetjen financiare dhe ushtarake, tha zyra e Presidentit Zelensky në një deklaratë të lëshuar të hënën.
Çmimet e gazit natyror në Evropë kanë rënë në nivelin e tyre më të ulët që nga fillimi i agresionit rus në Ukrainë.