Në kohën kur në botë dhe rajon janë shtuar tencionet dhe konfliktet, fotografi Korab Basha, përmes fotove të tij, hedh një vështrim në të sotmen dhe të ardhmen e Kosovës.
Në Shqipëri regjistrohen rreth 140 mijë persona me aftësi të kufizuar, pjesa më e madhe e të cilëve përballen me vështirësi dhe probleme në lëvizje, marrjen e shërbimeve sociale dhe shëndetësore, punësim dhe procesin e integrimit.
Në vitin 1992, banorët refuzuan ligjin 7001 për ndarjen e tokës duke ruajtur kufijtë e vjeter të pronave, çka i la ata pa çertifikatë pronësie.
Nga 1949 deri në vitin 1990, rreth 1.000 shqiptarë u vranë në kufi. Vetëm në vitin 1990 u vranë në kufi 54 përsona, shumica të rinj e te reja.
Në Shkodër u mbajt takimi “Gjuha dhe kultura shqiptare në diasporë”, organizuar nga Qendra e botimeve për diasporën dhe Universiteti i Shkodrës me pjesëmarrjen e një grupi mësuesisht të gjuhës shqipe në Kanada, Amerikë, Greqi dhe Suedi.
Në Shqipëri, sektori i blegtorisë ka shënuar një rënie të ndjeshme vitet e fundit, gjë që reflektohet edhe në rënien e prodhimit të qumështit dhe mishit.
Sipas të dhënave nga Ministria e Shëndetësisë dhe Çështjeve Sociale, vetëm gjatë tre muajve të parë të këtij viti janë raportuar në polici 1,197 raste të dhunës në familje, ndërsa 627 persona kanë marrë urdhër mbrojtjeje.
Memoriali kushtuar viktimave të komunizmit në Shkodër është ndërtuar në vitin 2018 dhe është i vetmi në Shqipëri kushtuar viktimave të krimit komunist.
Kraja është e vetmja zonë e banuar nga shqiptarët në Mal të Zi, e cila nuk ka një pikëkalim kufitar me Shqipërinë, megjithëse një gjë e tillë është premtuar prej shumë vitesh nga autoritetet shtetërore si të Shqipërisë, ashtu edhe Malit të Zi.
Ekpertët e fushës mendojnë se vendi ka ende shumë potenciale turistike të pashfrytëzuara, sidomos në zonën malore në veri të vendit, por nevojiten investime për të përmirësuar infrastrukturën rrugore, sinjalistikën turistike dhe shërbimet publike
Në Veri të Shqipërisë shumë familje, që jetojnë në zonat e thella malore, vazhdojnë të përballen me një nivel të lartë të varfërisë, vështirësi në infrastrukturën rrugore, por edhe për marrjen e shërbimeve.
Policia e Shkodrës ndaloi 31 vjeçarin Ergys Arrazi, me dyshimin e shkaktimit të vetëmbytjes si pasojë e dhunës së ushtruar ndaj familjes së tij
Pas 30 orë kërkimi është gjetur trupi i pajetë i fëmijës së dytë të familjes Arrazi, mbytur në ujrat e Lumit Buna.
Dyshimet e para lindën pas gjetjes së trupit të pajetë të vajzës 9-vjeçare, për të cilën policia konfirmoi në mesditë se, “nga kqyrja paraprake në prani të ekspertëve mjeko-ligjor, nuk janë konstatuar shenja dhune”.
Zëri i Amerikës kontaktoi me gjyqtarin Tonin Sterkaj, i cili pohoj se ngjarja dyshohet se ka lidhje me ushtrimin e detyrës së tij si gjyqtar.
"Dita e Arshi Pipës" u organizua në nderim të kontributit të profesor Pipës si intelektual dhe antikomunist në mbrojtje të të drejtave dhe lirive të njeriut në Shqipëri dhe Kosovë.
Marie Tuci vdiq në moshën 22 vjeçare pas torturave çnjerëzore që kaloi në hetuesinë e Shkodrës, duke u shndërruar në simbolin e qendresës dhe dinjitetit njerëzor
Studiuesit nga Shqipëria dhe Kosova e vlerësuan librin si dëshmi e një periudhe të rëndësishme për historine e Kosoves, e cila çoi në Shpalljen e Pavarësisë nga Serbia.
Në Shqipëri, dhuna ndaj grave vazhdon të jetë një fenomem shqetësues pasi, vetëm gjatë vitit të kaluar, sipas të dhënave zyrtare, janë regjistruar 4698 raste të dhunës në familje, ndërsa rreth 2700 kanë marrë urdhër mbrojtje nga gjykatat
Projekti “Gjyqësori në Fokus”, që po zbatohet në katër qarqe të Shqipërisë, synon fuqizimin e shoqërisë civile për monitorimin e transparencës dhe performancës së gjyqësorit shqiptar.
Ngarko më shumë