Intervistë me z. Ilir Meta
- Arben Xhixho
Kryetari i Lidhjes Socialiste për Integrim, Ilir Meta tha në një intervistë me Zërin e Amerikës se pas tërheqjes së Xhezair Zaganjorit nga procesi për zgjedhjen e Presidentit, hapat e mëtejshëm do të ndërmerren në përputhje me kushtetutën e Shqipërisë. Zoti Meta tha se përpjekjet e partisë së tij ishin të orientuara drejt një procesi konstruktiv për një konsensus në zgjedhjen e presidentit.