Lidhje

Berisha për reformën zgjedhore

  • Armand Mero

Në Shqipëri kryeministri Sali Berisha ftoi sot opozitën që të mbyllin reformat e mbetura pezull, atë zgjedhore, reformën parlamentare dhe kufizimin e imuniteteve. Kryeministri tha se opozita duhet të heqë dorë nga bllokimi dhe se në një proces konsensusi secila palë duhet të bëjë lëshime. Në reformën zgjedhore palët nuk bien dakort për cështjen e procedurave të ankimimit dhe rikompozimin e Komisionit qëndror të Zgjedhjeve ku opozita kërkon zëvendësimin e anëtarëve të tij. Po sot edhe ambasadori i Osbe-së në Tiranë, i bëri thirrje palëve që të përfundojnë sa më shpejt këto reforma.

XS
SM
MD
LG