Lidhje

Media Arkivi

Në Shqipëri votohet qeveria e re


Në Shqipëri parlamenti miratoi qeveria e kryeministrit Edi Rama sot pasdite 82 vota pro dhe 55 kundër. Votimi u bë në përfundim të një seance maratonë debatesh mbi programin e cila kishte nisur oprej paradites së djeshme. Opozita e djathtë e kritikoi ashpër zotin Rama për një program i cili sic deklaruan përfaqësuesit e saj, nuk përmbante afate e zotime konkrete, duke u zotuar për një betejë të ashpër në mbrojtje të qytetarëve që sipas saj ishin mashtruar. Në fjalën e vet në mbyllje të debateve zoti Rama u angazhua për të nisur menjëherë nga puna për zbatimin e programit të qeverisë së tij.

XS
SM
MD
LG