Lidhje

Media Arkivi

Tubim proteste i PD


Partia Demokratike zhvilloi sot një tubim proteste kundër asaj që opozita e quan blerje të votave në zgjedhjet vendore të Korçës. Kryetari i partisë, Lulzim Basha, u tha përkrahësve të opozitës se me blerjen e votave shkatërrohet demokracia dhe këtë opozita nuk do ta lejojë. Kryeministri Edi Rama i ka bërë thirrje opozitës që të dorëzojë në prokurori provat dhe dyshimet e saj për blerje votash në Korçë, duke deklaruar se studentët e shfaqur në media ishin pjesë e fushatës socialiste.

XS
SM
MD
LG