Lidhje

Kaktuset gjigande në parkun kombëtar Sahuaro të Arizonës

  • America's Parks

Kaktuset gjigande në parkun kombëtar Sahuaro të Arizonës

Kaktuset gjigande në parkun kombëtar Sahuaro të Arizonës

Silueta e kaktusit gjigand Sahuaro në perëndim të diellit është simboli universal i Perëndimit amerikan. Megjithatë, kjo bimë që të magjeps me madhështinë e saj gjendet vetëm në një zonë të vogël të Shteteve të Bashkuara, në parkun kombëtar të mban pikërisht emrin Sahuaro. Ky park është zonë e mbrojtur për disa nga pyjet më mbresëlënëse të këtij gjigandi subtropikal në kufijtë e qytetit modern Tuson të Arizonës. Në serinë e të shtunës “Parqet Kobëtare të Amerikës”, ju sjellim sot pamje nga parku kombëtar Sahuaro.

Ky është mbreti i Shkretëtirës Sonora të Arizonës, i vetmi vend në botë ku gjendet ai. Sahuaro magjepsës është mbreti i të gjithë kaktuseve dhe simboli i Perëndimit amerikan.

Një monark tejet i etshëm për ujë, ai thith deri në 800 litra gjatë stuhive të ralla të shtretëtirës, një sasi që i duhet për të lulëzuar edhe për një vit tjetër. Ky gjigand mbretëror mund të rritet deri në 20 metra dhe të jetojë për 150 vjet.

Dhe natyrisht kjo nuk është një tokë e shkretë. Parku kombëtar Sahuaro ka edhe një faunë të pasur, të mbushur me zvarranikë, kafshë dhe zogj të egër. Kjo kunadhe e rallë gjendet deri thellë në jug, në Amerikën Qendrore. Homologia e saj e veriut, macja e egër vërtitet deri në pyjet e Alaskës. Derri i egër është krijesa më e frikshme e kësaj familjeje kafshësh.

Ujkonja që ndjek gjahun e saj vrapon me një shpejtësi mbi 40 kilometra në orë. Që nga vitet 60-të dhe 70-të ka patur një prirje për të shkuar drejt shteteve amerikane më pranë ekuatorit.

Popullata e Tucson-it u shtua ndjeshëm dhe kufijtë e qytetit u shtrinë deri pranë kufijve të Sahuaros. Kështu, çfarë njihej si monumenti kombëtar i Sahuaros deri në vitin 1994, u bë Parku Kombëtar Sahuaro, një fortesë më rezistente ndaj tokave të pushtura nga njeriu.

XS
SM
MD
LG