Lidhje

Raporti i OSBE/ODIHR për zgjedhjet në Shqipëri


Audrey Glover
Audrey Glover

Drejtuesja e Misionit, amb. Odri Glover, deklaroi se fushata ishte e qetë dhe tonet e saj ishin më të qeta se më parë, por mungoi vullneti politik për të zbatuar ligjin dhe politizimi i institucioneve minoi procesin zgjedhor.

“Zgjedhjet janë për votuesit dhe duhet të jenë të mirorganizuara, kandidatët duhet të kenë qasje në media, por ne nuk mendojmë që gjithë këto kërkesa u përmbushën - tha zonja Glover. - Komisioni Qendror i Zgjedhjeve zhvilloi debate me karakter të politizuar dhe mori vendime jokonsistente".

Raporti i OSBE-ODHIR per zgjedhjet
please wait

No media source currently available

0:00 0:02:49 0:00

Sipas saj, K.Q.Z. mund të kishte nxjerrë udhëzime më të mira dhe të kishte mbikëqyrur më mirë procesin, që të ruhej besimi i publikut tek zgjedhjet.

Po ashtu, komisionet zonale nuk kanë mundur të punojnë në mënyrë efikase, sepse u munguan materialet, afatet kohore u shkelën dhe nuk u arritën objektivat.

“Edhe për mediat kemi shqetësime; ato mbajtën anën e interesave politike të pronarëve, dhe KQZ nuk e zbatoi ligjin për mediat dhe kohën e barabartë të konkurrentëve” - theksoi zonja Glover.

Sipas raportit paraprak, pranë qendrave të votimit u vunë re votime në grup dhe parregullsi proceduriale.

Po ashtu, grupe veprimtarësh partiakë rrinin jashtë qendrave dhe mund të frikësonin zgjedhësit, ndaj besimi i publikut u minua.

Ambasada e SHBA në Tiranë vlerësoi raportin e OSBE/ODIHR-it, në një deklaratë të sajën, ku theksoi se ditën e zgjedhjeve nuk pati incidente madhore apo akte dhune.

Ambasada deklaroi se ndante shqetësimin e OSBE/ODIHR-it për blerjen e votave, ankesat për presione mbi votuesit, institucionet e politizuara zgjedhore dhe parregullsi të tjera.

XS
SM
MD
LG