Lidhje

Ekipi i OKB-së kthehet nga Irani pa një marrëveshje


Kryeinspektori i OKB-së tha se Agjencia e Energjisë Bërthamore mbetet e përkushtuar tek bisedimet

Kryeinspektori i Kombeve të Bashkuara për energjinë bërthamore u kthye nga Irani në Vienë, pa një marrëveshje të re lidhur me hetimet për akuzat se Teherani përpiqet të prodhojë armë bërthamore.

Kreu i ekipit të Agjencisë Ndërkombëtare për Energjinë Bërthamore të OKB-së Herman Nackaerts tha sot, pas përfundimit të vizitës në Teheran, se palët nuk arritën të finalizojnë një marrëveshje. Por ai nuk pranoi të thotë në se ishte shënuar ndonjë përparim në bisedime.

Po sot, pati shenja se Irani po bën hapa të reja për zhvillimin e aftësive bërthamore.

Gazeta Washington Post njofton se Teherani kohët e fundit është përpjekur të blejë nga Kina dhjetra mijë magnete në formë unazash për centrifugat e tij bërthamore.R

Rezolutat e OKB-së e ndalojnë shitjen e këtyre magneteve të sofistikuara Iranit dhe nuk është e qartë nëse përpekjet e Teheranit për t'i blerë ato kanë patur sukses.

XS
SM
MD
LG