Lidhje

Presidenti Morsi nis punën për formimin e qeverisë


Presidenti i Egjiptit Mohamed Morsi

Presidenti i Egjiptit Mohamed Morsi

Këshilli ushtarak që ka udhëhequr Egjiptin ka premtuar se do të dorëzojë pushtetin tek presidenti deri në fund të këtij muaji

Në Egjipt, presidenti i zgjedhur islamik Mohamed Morsi, ka nisur punën për formimin e asaj që ai zotohet se do të jetë një qeveri gjithëpërfshirëse, një ditë pas zgjedhjes së tij si presidenti i parë civili i vendit i zgjedhur në mënyrë demokratike.

Në një nga zhvillimet e ditës së hënë, zoti Morsi u zhvendos në zyrat e pallatit presidencial, të cilat u mbajtën nga presidenti i rrëzuar Hosni Mubarak, deri në zhvillimin e kryengritjes popullore që përmbysi udhëheqësin autokratik vitin e kaluar.

Zoti Morsi u takua gjithashtu me udhëheqësin ushtarak të Egjiptit Tantawi Marshall Husein, i cili sipas televizionit shtetëror citohet të ketë premtuar mbështetje për “ presidentit e zgjedhur legjitim"të vendit.

Kryeministri që po largohet Kamal al Ganzouri paraqiti dorëheqjen e tij të hënën, por ai do të vazhdojë të jetë në detyrë derisa të krijohet dhe të marrë detyrën qeveria e re.

Këshilli ushtarak që ka udhëhequr Egjiptin që nga rrëzimi i Mubarakut ka premtuar se do të dorëzojë pushtetin tek presidenti deri në fund të këtij muaji.

Trego komentet

XS
SM
MD
LG