E hënë, 20 maj, 2013

Lajme / Bota

Vazhdojnë bisedimet e grupit P5+1 dhe Iranit

Diplomatët i karakterizuan bisedimet në Kazakistan, si një "fillim i dobishëm", por nuk dhanë hollësi rreth propozimeve.

Grupi P5+1
Grupi P5+1
Madhësia e gërmave - +
Fuqitë botërore i paraqitën Iranit një ofertë të përditësuar të martën gjatë bisedimeve mbi programin e debatueshëm bërthamor, dhe shpresojnë për "përgjigje më të detajuar" nga përfaqësuesit iranianë kur bisedimet të rifillojnë të mërkurën.

Diplomatët i karakterizuan bisedimet në Kazakistan, si një "fillim i dobishëm", por nuk dhanë hollësi rreth propozimeve.

Michael Mann, zëdhënës i komisioneres së BE-së për politikës së jashtme Katherinë Ashton, u tha gazetarëve të martën vonë se fuqitë botërore do të presin përgjigje të detajuar të Iranit.

Zoti Mann nuk pranoi t'i karakterizojë bisedimet si një "shans i fundit" për Iranin, por i tha Shërbimit persisht të Zërit të Amerikës se është e nevojëshme të bëhet një përparim.

Bisedimet në Kazakistan janë të parat në tetë muaj.

Grupi i ashtuquajtur P5 +1  - Shtetet e Bashkuara, Britania, Franca, Rusia, Kina dhe Gjermania - pritet të ofrojë për të lehtësuar disa sanksione kundër Iranit, nëse Teherani pranon të ndalojë disa prej aktiviteteve të tij bërthamore.
Ky forum është mbyllur
Përzgjedhja e komenteve
Komente
     
nga: Anonim
27.02.2013 18:37
Bisedimet midis grupit 5+1 dhe Iranit eshte e dobishme por duhet ti vihen kushte per nje inspektim nga OKB per inpjantet berthamore te Iranit ose bisedim direkt midis USA dhe IRANIT cdo vonese eshte ne dem te Izraelit dhe mund te jemi ne nje situate si ajo e Hitlerit me habrenjte sepse urejtje patologjike e Amedinezhat eshte ta zhduke nga harta IZRAELIN..

Ditari

Loading
12:00:00 / -:--:--

LAJME

Rusi: Zyrtarët thonë se vranë dy militantë

Forcat e sigurisë thane se ata po planifikonin një sulm terrorist në kryeqytet
Më tepër

SHBA: Klimë intolerance fetare në botë vitin e kaluar

Departamenti i Shtetit thotë se zyrtarëve qeveritarë shpesh u lejohet të veprojnë pa u ndëshkuar duke shkelur të drejtat fetare të bashkatdhetarëve të tyre
Më tepër

Kosova fillon javën e tolerancës dhe pajtimit

Në Muzeun e Kosovës, sot u vendos Guri për Paqe, një gjest simbolik i përcjellë nga njerëzit e Hiroshimës së Japonisë në gjithë botën.
Më tepër

SHBA sqarojnë se Serbia s'ka juridiksion mbi pasuritë e Kosovës

Ambasada amerikane në Prishtinë thotë se afaristëve nga SHBA-të u është sqaruar se Kosova është shtet sovran dhe Serbia nuk ka juridiksion mbi minierat e Trepçës
Më tepër

Westerwele nxit Kosovën dhe Serbinë të zbatojnë marrëveshjen

Shefi i politikës së jashtme të Gjermanisë, Guido Westerwele, tha se proceset integruese të Serbisë dhe Kosovës varen nga përparimi në terren
Më tepër

Amerika në 60 sekonda

Loading
12:00:00 / -:--:--

FOTO E DITËS

 

Interaktive