Lidhje

Vazhdojnë bisedimet e grupit P5+1 dhe Iranit


Grupi P5+1
Grupi P5+1

Diplomatët i karakterizuan bisedimet në Kazakistan, si një "fillim i dobishëm", por nuk dhanë hollësi rreth propozimeve.

Fuqitë botërore i paraqitën Iranit një ofertë të përditësuar të martën gjatë bisedimeve mbi programin e debatueshëm bërthamor, dhe shpresojnë për "përgjigje më të detajuar" nga përfaqësuesit iranianë kur bisedimet të rifillojnë të mërkurën.

Diplomatët i karakterizuan bisedimet në Kazakistan, si një "fillim i dobishëm", por nuk dhanë hollësi rreth propozimeve.

Michael Mann, zëdhënës i komisioneres së BE-së për politikës së jashtme Katherinë Ashton, u tha gazetarëve të martën vonë se fuqitë botërore do të presin përgjigje të detajuar të Iranit.

Zoti Mann nuk pranoi t'i karakterizojë bisedimet si një "shans i fundit" për Iranin, por i tha Shërbimit persisht të Zërit të Amerikës se është e nevojëshme të bëhet një përparim.

Bisedimet në Kazakistan janë të parat në tetë muaj.

Grupi i ashtuquajtur P5 +1 - Shtetet e Bashkuara, Britania, Franca, Rusia, Kina dhe Gjermania - pritet të ofrojë për të lehtësuar disa sanksione kundër Iranit, nëse Teherani pranon të ndalojë disa prej aktiviteteve të tij bërthamore.
XS
SM
MD
LG