E enjte, 24 korrik, 2014

Lajme / Ballkani

Eliot Engel: Kosova meriton liberalizimin e vizave

Zoti Engel është zv/kryetar i Komisionit të Jashtëm të Dhomës së Përfaqësuesve

x
Arben Xhixho
Ligjvenësi amerikan Eliot Engel, numri dy i Komisionit të Dhomës së Përfaqësueve për Marrëdhëniet me Jashtë, thotë në një intervistë për Zërin e Amerikës me rastin e 5 vjetorit të pavarësisë së Kosovës se është e natyrshme që të ketë lidhje të ngushta dhe ndjenja vëllazërimi mes Shqipërisë dhe Kosovës, por komentet për një Shqipëri të madhe nuk mund të jenë kurrë të dobishme.



Zëri i Amerikës:  Zoti Engel, tani që Kosova përgatitet të festojë 5-vjetorin e pavarësisë, si e shihni ju sot Kosovën?
 
Eliot Engel:  Së pari, më lejoni të uroj Kosovën gëzuan ditëlindjen, ose gëzuar përvjetorin. Këtë ditë, 17 shkurtin unë e kujtoj lehtë, sepse ditëlindja ime është dita tjetër, 18 shkurti.
 
Zëri i Amerikës:  Gëzuar edhe ju ditëlindjen.
 
Eliot Engel:  Faleminderit. Unë gjithmonë them se një dhuratë e mrekullueshme për ditëlindjen time pesë vjet më parë ishte pavarësia e Kosovës. Ju e dini se për vite me radhë kam folur për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës. Unë parashikova se kjo do të ndodhte kur të gjithë thoshin se ishte e pamundur. Unë parashikova se një ditë ne të gjithë do të ishim në një Kosovë të lirë e të pavarur. Dhe kjo ndodhi. Mendoj se ka shumë gjëra për të cilat duhet të jemi mirënjohës gjatë pesë viteve të fundit. Ndërtimi i një vendi është punë e vështirë. Disa herë është punë sfilitëse dhe që kërkon nerva. Shumë herë ne urojmë që procesi të jetë më i shpejtë, por gjërat kërkojnë shumë kohë të bëhen. Ne duam të sigurohemi që po veprojmë drejt, në mënyrë që të garantohet qëndrueshmëria e Kosovës për shumë vite që do të vijnë. Prandaj, do të thosha që në këto pesë vitet e fundit Kosova ka hyrë në radhët e demokracive të lira e të pavarura të botës. Janë 98 vende që e kanë njohur pavarësinë e saj dhe unë gjithnjë përpiqem që më shumë ta njohin atë, duke biseduar me ambasadorë, ministra të jashtëm, kryeministra dhe presidentë të çdo vendi që vizitoj ose që më vizitojnë këtu në Uashington për t’u thënë atyre se ka rëndësi që ta njohin Kosovën. Sapo e bëra këtë në një mbledhje që kisha me përfaqësues të Bashkimit Evropian. Pra, për herë të parë pas shumë vitesh kemi një komb shqiptar të lirë; një Shqipëri të lirë e të pavarur, anëtare të NATO-s, një Kosovë të lirë e të pavarur, një shtet krenar. Prandaj jam shumë i gëzuar që në 5 vjetor kemi shumë gjëra për të festuar.
 
Zëri i Amerikës:  Ju thatë se sapo u takuat me përfaqësues të Bashkimit Evropian dhe besoj edhe me zonjën Catherine Ashton që ndodhet në Uashington. Por desha t’ju pyes në lidhje me bisedimet mes Kosovës dhe Serbisë që përfshijnë edhe çështjen e Veriut, ku zonja Ashton po luan rolin e lehtësuesit. Si numri dy i Komisionit të Marrëdhënieve Ndërkombëtare në Dhomën e Përfaqësuesve, a mendoni se Shtetet e Bashkuara duhet të luajnë një rol më të madh në këtë çështje?
 
Eliot Engel:  Po, ashtu mendoj. Unë mendoj se ka rëndësi që Shtetet e Bashkuara të luajnë një rol kryesor në çdo gjë që ka lidhje me Kosovën dhe Bashkimin Evropian. Populli i Kosovës ka besim te Shtetet e Bashkuara dhe Shtetet e Bashkuara kanë në zemër interesin më të mirë të Kosovës. Ja kam thënë këto shumë herë Sekretares së Shtetit Hillary Clinton dhe kur të kem rastin të takohem me zotin John Kerry pas disa javësh do t’ja theksoj edhe atij. Sa herë që ne në Shtetet e Bashkuara kemi mundësi të luajmë një rol të rëndësishëm konstruktiv, ne duhet ta bëjmë këtë.
 
Zëri i Amerikës:  Nëqoftëse Shtetet e Bashkuara nuk po e luajnë këtë rol, siç po thoni ju tani, përse mendoni se ndodh kjo?
 
Eliot Engel:  Mendoj se ne po luajmë një rol. Megjithatë, kur bisedimet bëhen me ndihmën e Bashkimit Evropian, ndonjëherë Shtetet e Bashkuara tërhiqen pak dhe ia lënë Evropës të marrë iniciativën, sepse në fund të fundit Kosova është në Evropë. Por mendoj se sa herë që e bejmë këtë, ne duhet të jemi atje dhe zëri ynë duhet të dëgjohet, sepse zëri ynë është zë i miqësisë për Kosovën. Mendoj se populli i Kosovës ka besim te Shtetet e Bashkuara më shumë se sa çdo vend tjetër. Edhe unë dëshiroj që Shtetet e Bashkuara të jenë të pranishme, sepse dua të sigurohem që interesat e Kosovës do të mbrohen. Unë e takova zonjën Ashton pak më parë dhe diskutova me të për Kosovën. I thashë asaj se ka shumë rëndësi që të bëhet përparim dhe të ndërmerren hapa që e stabilizojnë Kosovën. I thashë se vizioni im për Kosovën është që ajo të jetë në të ardhmen anëtare e Bashkimit Evropian dhe e NATO-s dhe se kjo ka rëndësi shumë të madhe.
 
Zëri i Amerikës:  Por përpara se Kosova të arrijë të bëhet anëtare e NATO-s dhe e Bashkimit Evropian, asaj do t’i duhet të përmirësojë gjendjen brenda vendit. Ditët e fundit, lidhur me çështjen e liberalizimit të vizave, një raport i Bashkimit Evropian nuk i jepte Kosovës një vlerësim të mirë, por i kërkonte të bëjë më shumë për luftën kundër korrupsionit. Mendoni se Kosova po bën mjaft në këtë aspekt?
 
Eliot Engel.   Është e vështirë për mua të them. Kam folur me kryeministrin Thaçi shumë herë dhe ai gjithmonë më thotë se po bën gjithçka mundet për të luftuar korrupsionin dhe krimin. Siç e dini këto nuk luftohen dot me një të rënë të shkopit por janë probleme të rrënjosura. Por ato duhen luftuar, sepse siç e përmendët edhe ju, në rastin e liberalizimit të vizave, kjo është shumë e rëndësishme dhe unë jam për liberalizimin, Kosova e meriton këtë. Është gjithmonë e lehtë të gjesh vështirësi dhe të meta kur përpiqesh të mohosh ndihmën e dikujt. Por mendoj se në qoftë se Bashkimi Evropian përmend krimin dhe korrupsionin si probleme, atëherë udhëheqësit e Kosovës duhet ta marrin këtë shumë seriozisht dhe ta trajtojnë këtë problem. Unë besoj se ata duhet dhe do ta trajtojnë këtë problem nëse Kosova duhet të ecë përpara. Por unë jam për liberalizimin e vizave. Kosova nuk duhet të trajtohet ndryshe nga vendet e tjera. Por po të isha në vend të tyre, unë do të dëgjoja me shumë vemendje se çfarë thotë Bashkimi Evropian dhe do të përpiqesha ta përdorja këtë si bazë për të përmirësuar vlerësimin për Kosovën.
 
Zëri i Amerikës:  Pikërisht një ditë pas pas kritikave që iu bënë qeverisë së Kosovës për dështim në procesin e liberalizimit të vizave, kryeministri Thaçi tha në parlament se shqiptarët mund të shkojnë në Bashkimin Evropian si një shtet i vetëm, nëse nuk ndryshon qasja e Brukselit ndaj tyre. Kemi parë kohët e fundit një shtim të retorikës nacionaliste si në Shqipëri edhe në Kosovë. A ju shqetëson kjo?
 
Eliot Engel:   Kjo më shqetëson sepse ne luftuam shumë për të patur një Kosovë të lirë e të pavarur. Gjithmonë ka për të patur lidhje të forta mes Shqipërisë dhe Kosovës dhe kjo për arsye të kuptueshme. Në të dy vendet shqiptarët janë shumicë dhe flitet gjuha shqipe. Prandaj është e natyrshme që të ketë lidhje të ngushta dhe ndjenja vëllazërimi. Kjo është një gjë e mirë. Por për mendimin tim komentet për një Shqipëri të madhe nuk mund të jenë kurrë të dobishme. Unë e kam diskutuar këtë me Kryeministrin Thaçi dhe do të bisedoj me të përsëri së shpejti. Më duket se nga nervozizmi ai foli me tone të ashpra, çka është e kuptueshme. Por mendoj se ai e di, ashtu si unë dhe të tjerë, se Kosova është një vend i pavarur dhe do të ketë fatin e vet si vend i pavarur. Ne i kërkojmë Beogradit të heqë strukturat paralele nga veriu i Mitrovicës dhe e bëjmë këtë sepse qeveria e Prishtinës është e vetmja që ka autoritetin për të qeverisur gjithë Kosovën. Kjo ishte një fitore e arritur me shumë mundim. Ne nuk duhet ta humbasim këtë fitore duke e bërë Kosovën dhe Shqipërinë një vend të vetëm. Gjithmonë do të ketë unitet dhe vëllazërim mes tyre, por Kosova është Kosovë dhe Shqipëria Shqipëri.
 
Zëri i Amerikës:  Ku e shikoni sfidën kryesore për Kosovën sot për sot?
 
Eliot Engel: Para disa ditësh u takova me Kryeministrin serb, Ivica Daçiç këtu në Uashington. Ishte hera e parë që e takoja. Ne patëm një bisedë që mendoj se ishte e mirë dhe pragmatike. I thashë atij se Serbia duhet të heqë të gjitha institucionet paralele në Veri, se Serbia duhet të respektojë të gjitha marrëveshjet e arritura deri tani. Sepse siç e dini janë arritur shumë marrëveshje mes Serbisë dhe Kosovës, por pala serbe nuk i zbaton. Prandaj mendoj se institucionet paralele duhet të hiqen dhe ne do të bëjmë ç’është e mundur për të forcuar kontrollin e qeverisë së Prishtinës në të gjithë Kosovën.
Ky forum është mbyllur
Komente
     
Në këtë forum nuk ka ende komente. Bëhuni i pari që komentoni

Ditari

Keni JavaScript të çaktivizuar ose keni variantin e vjetër të Adobe's Flash Player. Ngarkoni Flash player.
Ditarii
X
24.07.2014
Emisioni televiziv Ditari sjell pranë jush lajmet më të fundit nga bota, korrespondencat nga rajoni, intervista dhe analiza me tema nga më të larmishmet. Ju mund të gjeni gjithashtu të rejat e fundit nga mjekësia dhe shkenca, si edhe nga bota e artit. Ditarin ju mund ta ndiqni njëkohësisht edhe në valët e radios.

SHKARKONI PROGRAMIN FALAS TË ZËRIT TË AMERIKËS (VOA) PËR CELULARIN OSE TABLETIN TUAJ

 
Download mobile app for your Android device.
Download mobile app for your iPhone or iPad.

LAJME

SHBA akuzojnë Rusinë për sulme ndaj Ukrainës

Një zëdhënës i Departamentit amerikan të Mbrojtjes tha se forcat ruse qëlluan të enjten me artileri në Ukrainë
Më tepër

E majta shqiptare dështon të miratojë ndryshimet e ligjit për KLD

Disa deputetë të saj, në mënyrë demostrative u larguan nga salla
Më tepër

FMN ul parashikimin për rritjen globale

Përparim i ngadaltë në SHBA, ulje optimizmi për tregjet në zhvillim
Më tepër

Kryeministri i Ukrainës deklaron dorëheqjen

Arseniy Yatsenyuk largohet pas shpërbërjes së koalicionit qeveritar
Më tepër

Rripi i Gazës: Dhjetëra të vrarë dhe plagosur në një shkollë

Zyrtarët e Shëndetësisë në Gaza thonë se një predhë izraelite goditi shkollën e menaxhuar nga Kombet e Bashkuara
Më tepër

Amerika në 60 sekonda

Keni JavaScript të çaktivizuar ose keni variantin e vjetër të Adobe's Flash Player. Ngarkoni Flash player.
Amerika në 60 sekondai
|| 0:00:00
...
 
🔇
X
24.07.2014
Amerika në 60 sekonda

FOTO E DITËS

Keni JavaScript të çaktivizuar ose keni variantin e vjetër të Adobe's Flash Player. Ngarkoni Flash player.
  • A convoy of hearses carry the remains of the victims of the Malaysia Airlines flight MH17 plane crash from an airbase in Eindhoven to Hilversum, The Netherlands, drives through Waardenburg after a Dutch Air Force C-130 Hercules plane and an Australian Royal Air Force C17 transporting the remains arrived from Kharkiv, Ukraine.
  • A Palestinian man cries after bringing a child, wounded in an Israeli strike on a compound housing a U.N. school in Beit Hanoun, in the northern Gaza Strip, to the emergency room of the Kamal Adwan hospital in Beit Lahiya.
  • Light streaks and smoke trails are seen as rockets are launched from Gaza towards Israel, July 23, 2014.
  • Migrant workers sleep under a mosquito net beneath an overpass in Mumbai, India.
  • Race leader Astana team rider Vincenzo Nibali of Italy pushes away a spectator as he cycles to win the 145.5km 18th stage of the Tour de France cycling race between Pau and Hautacam.
  • In this photo provided by the Vatican newspaper L'Osservatore Romano, Pope Francis meets Meriam Ibrahim, from Sudan, with her daughter Maya in her arms, in his Santa Marta residence, at the Vatican. The Sudanese woman, who was sentenced to death in Sudan for refusing to recant her Christian faith, has arrived in Italy along with her family, including the infant born in prison.
  • A visitor takes a nap on a couch at the National Museum of Emerging Science and Innovation, in Tokyo, Japan.
  • A man stands in his backyard and looks at the wreckage of a TransAsia Airways turboprop plane that crashed on Taiwan's offshore island Penghu.
  • Buses are stranded in a flooded street in Fuzhou, Fujian province, China. Typhoon Matm headed into China after hitting Taiwan and it was downgraded from typhoon to tropical storm.
  • A worker installing the bronze statue of Pope John Paul II at St. Mary's Cathedral in Hangburg, Germany gestures.
  • People watch the cruise liner Costa Concordia moving anticlockwise during the refloat operation maneuvers at Giglio Island, italy, July 23, 2014. A convoy of 14 vessels, led by the tug boat Blizzard, towed the Concordia to a port near Genoa in northern Italy where it is going to be broken up for scrap.
  • Candidates of the Miss Las Pinas Water Lily beauty pageant pose with their gowns made from dried water lilies during a media presentation in Las Pinas city, south of Manila, Philippines.
  • A couple look at stone sculptures at the Remic Rapids in the Ottawa River during sunset at Ottawa, Canada, July 23, 2014.
  • German pianist Stefan Aaron plays an orange piano on a "flying carpet" platform suspended from a helicopter, over the Munich airport, July 23, 2014.
  • Chris Keyes is seen outside the convention center during preview night at the 2014 Comic-Con International Convention held in San Diego, California, USA, July 23, 2014.

Interaktive